Qasja Rajonale për Përmirësimin e Aftësive Dixhitale në 6 Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor


Ekipi i IKTD-së në bashkëpunim të ngushtë me organizatën CID ka përgatitur raportin “ Qasja Rajonale për Përmirësimin e Aftësive Dixhitale në Ekonomitë e 6 Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Raporti paraqet një analizë të aftësive dixhitale në gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedonia e Veriu, Mali i Zi dhe Serbia. Raporti adreson gjetjet për tre grupe të synuara:(i) qytetarët; (ii) forca e punës; (iii) profesionistët e TIK dhe prezanton  rekomandimet për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive dixhitale në nivel rajonal.

Analiza dhe gjetjet e raportit ofrojnë një bazë të mirë për ngritjen e diskutimeve dhe ndihmës për të hapur rrugën drejt krijimit të strategjive kombëtare të aftësive dixhitale për ekonomitë e BB6, si një hap i domosdoshëm për të rritur zhvillimin e mëtejshëm të aftësive dixhitale në rajon. Gjithashtu raporti thekson nevojën për të të sjellë përpara çështjet e zhvillimit të aftësive dixhitale të cilat ndikojnë në zhvillimin konomik të rajonit dhe nevojën për të krijuar

një ekosistem për ta bërë rajonin konkurrues.

error: Content is protected !!