Promovimi
Promovimi i teknologjive dixhitale, mbështetje e iniciativave në fushën e Internetit dhe teknologjive digjitale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Të mbledhë, analizojë dhe shpërndajë, nëpërmjet realizimit të publikimeve apo siteve të informimit dhe kur është e nevojshme edhe nëpërmjet bashkëpunimit me ente të tjera publike dhe private, të dhëna, informacione, dije dhe materiale në fushën e Internetit dhe teknologjive digjitale. Të punojë për prezantimin dhe promovimin e shembujve inovativ rajonal dhe ndërkombëtarë në fushën e Internetit dhe teknologjive digjitale.
Startups
Ofrimi i asistencës për fillimin dhe ngritjen e sipërmarrjeve të reja në fushën e teknologjive digjitale, duke siguruar këshillim, mentorim, hapësira të punës dhe mundësi investimi nga investitorë shqiptarë apo të huaj.
Edukimi
Përmbajtja relevante dhe e avancuar arsimore me theks mbi njohuritë praktike në teknologjinë, inovacionin dhe sektorin dixhital. Në funksion të objektivave të saj, Instituti do të organizojë konferenca dhe seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe përditësimi, etj.
Rrjetëzimi
Të bashkëpunojë me Universitete, me qendra shkencore, me ente publike dhe private, kombëtare apo të huaja, me qëllim që të zhvillojë projekte të përbashkëta si seminare, kërkime, aktivitete formuese dhe aktivitete të tjera, që janë të domosdoshëm për të krijuar sinergji midis aktorëve shkencorë, akademikë, ekonomikë dhe socialë, që operojnë në territor për të orientuar, përballuar dhe zgjidhur problemet e zhvillimit të teknologjive digjitale në vend dhe në rajon.
Rajonalizimi
Të rrisë përdorimin e teknologjive digjitale dhe internetit në qytetet më të vogla në Shqipëri. Të punojë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ rajonal dhe lokal, duke asistuar entet lokale, ndërmarrjet dhe organizatat prezente në territor. Kombinuar me portalet dhe mediat sociale do të synojë përfshirjen e të rinjve në zonat rurale për të mësuar më shumë rreth inovacionit dhe teknologjive digjitale.
Në funksion të objektivave të tij, Instituti do të organizojë konferenca dhe seminare, kurse formimi, perfeksionimi dhe përditësimi, do të promovojë studime dhe laboratorë kërkimi, do të marrë pjesë në projekte me qëllime të tilla, do të publikojë dokumente dhe studime, do te kryejë sondazhe, do të mbledhë dhe do mundësojë qarkullimin e informacionit lidhur me internetin dhe teknologjite digjitale.