1. Çfarë është Bullizmi Kibernetik?
Bullizmi kibernetik është përdorimi i teknologjisë (internet, celular) për të dhunuar dikë online. Bullizmi kibernetik ndodh kur një fëmijë apo adoleshent kërcënohet, keqtrajtohet, poshtërohet, tallet, ofendohet, apo vihet në shënjestër në mënyrë të qëllimshme nga një fëmijë ose adoleshent tjetër duke shfrytëzuar përdorimin e internetit, teknologjinë digjitale ose telefonat celularë.
Bullizmi kibernetik mund të shfaqet në disa forma, si:
• Emaile, mesazhe kërcënuese, fyese, tallëse e paragjykuese
• Etiketime fyese nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale
• Postimi i fotografive, videove të personave të tjere pa miratimin e tyre, me qëllim talljeje dhe fyerje
• Krijimi i profileve false në rrjetet sociale në emër të një individi tjetër me qëllim talljeje apo fyerjeje
• Postime tallëse ose fyese në rrjetet sociale
2. Si të mbrohemi nga Bullizmi?
• Injoro – mesazhet kërcënuese apo tallëse!
• Blloko personin që t’i dërgon!
• Tregojini një të rrituri tek i cili ke besim në mënyrë që të të informojë.
• Krijo një llogari të re – informacionin për llogarinë e re të krijuar shpërndaje vetëm në njerëz te të cilët ke besim.
• Raporto te faqja nga e cila ke marrë kërcënimin – Shumica e faqeve kanë mënyra për të raportuar bullizmin kibernetik dhe fshijnë/heqin postimet që janë bërë kundër jush.