1. Çfarë është ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi?
Ekstremizmi i dhunshëm u referohet besimeve dhe veprimeve të njerëzve që e mbështesin ose e përdorin dhunën për të arritur qëllime ideologjike, fetare ose politike. Kjo përfshin terrorizmin dhe format e tjera të dhunës së motivuar politikisht apo edhe nga sektet e ndryshme. Në mënyrë të veçantë, “ekstremizmi i dhunshëm” identifikon gjithashtu një armik ose armiqtë, të cilët janë objekt i urrejtjes dhe dhunës. Bërthama konceptuale e ekstremizmit të dhunshëm është një mjet i motivuar ideologjikisht për përdorimin e dhunës, zakonisht e bazuar në teoritë e konspiracionit.
Radikalizmi është procesi në të cilin një person shfaq përdorimin e praktikave ekstreme, duke legjitimuar përdorimin e dhunës, për të mbrojtur qasjen e tyre.
2. Çfarë faktorësh nxisin ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin tek të rinjtë?
1. Margjinalizimi;
2. Pabarazia dhe diskriminimi;
3. Faktorët ekonomikë dhe socialë;
4. Bullizmi në shkollë, familje apo komunitet;
5. Mundësi të ulëta për përfshirje në jetë sociale;
6. Mungesa e edukimit të përgjithshëm dhe edukimit mbi konceptet fetare;
7. Joshje për ofrim shpërblimesh në këmbim të anëtarësimit;
8. Ofrimi i zgjidhjeve të problemeve për anëtarët e rinj;
9. Premtim i aventurës dhe lirisë;
10. Radikalizimi online nëpërmjet rrjeteve të ndryshme sociale;
11. Dëshira për të pasur një pozicion në familje, klasë, shoqëri;
12. Mungesa e informimit për zhvillimet në botë dhe me konkretisht në vendet ku zhvillohet lufte (Siri, Irak etj.);
13. Përjetimi i fuqishëm i një ngjarjeje traumatike (abuzim, keqtrajtime);
14. Përfshirja e familjes ose miqve në ekstremizëm.
3. Si ta kuptojmë kur të rinjtë kanë rënë pre e radikalizimit
1. Rënia e menjëhershme e rezultateve në mësime;
2. Përdorim i telefonit dhe kompjuterit pa limit;
3. Vonesat e paarsyetuara;
4. Ndryshimet në qëndrime dhe demonstrim i sjelljeve antishoqërore;
5. Komente antisociale duke demonstruar kundërshtim të autoritetit tuaj si prind apo më të rriturve;
6. Qëndrim i mënjanuar dhe mospranimi për përfshirje në biseda familjare;
7. Demonstrim i shenjave të vetmisë dhe të izolimit;
8. Të qenit agresiv ndaj jush, apo pjesëtarëve të tjerë të familjes;
9. Dëshira për ndryshimi i mënyrës së tyre të veshjes apo të pamjes së jashtme, të cilat shprehin përkatësi ndaj një grupi (tatuazhe, bluza, varëse);
10. Qartësisht identifikojnë një grup tjetër si kundërshtues ndaj parimeve të tyre dhe kanë tendencën që të fajësojnë atë grup për çdo problem politik apo social që hasin;
11. Shfaqja e simpatisë për grupe të ndryshme ekstremiste;
12. Përfshirja në ndarje të grupimeve me bazë gjinore, racore dhe etnike;
13. Tregohen jo tolerant ndaj besimeve/kulturave të tjera;
14. Tendenca për shkëputjetë menjëhershme nga familjarët dhe nga shoqëritë e vjetra;
15. Ndryshimi i identitetit në rrjetet sociale;
16. Përdorimi dhe shpërndarja e propagandës me përmbajtje ekstremiste në internet;
17. Përjetimi i racizmit ose diskriminimit;
18. Vetëvlerësim i ulët;
19. Mban qëndrim përjashtues dhe i konsideron përjashtues të tjerët që nuk mendojnë si ai/ajo;
20. Shfaqin simpati për individët e dënuar për akte terrorizmi brenda dhe jashtë vendit;
21. Mbajnë komunikim dhe mbështesin shqiptarët që janë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri;
22. Shfaqin simpati dhe mbushje për sulmet terroriste të kryera në Evropë dhe jo vetëm.